
Lushnje, 22 maj 2016, NOA.al – Dy persona të akuzuar për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim janë arrestuar në flagrancë nga efektivat e policisë së Lushnjes.
Mësohet se në pranga janë vënë dy vëllezërit, Donald Zako, 22 vjeç, i dënuar më parë disa herë për vjedhje dhe Saimir Zako, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve me armë në fshatin Krutje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri model 56 si dhe sendet e vjedhura.
Gjithashtu, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Indrit Zako, 29 vjeç. Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Armëmbajtje pa leje”./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





