Transmetuar më 22-05-2016, 08:06

Juventus fitoi edhe Kupën e Italisë duke mbyllur një tjetër sezon të sukseshëm. Skuadra e Massimiliano Allegri ia doli të mundë Milan me rezultatin 1 – 0, por duke e çuar sfidën në pjesët shtesë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Alvaro Morata në minutën e 110′, duke i dhuruar titullin e dytë këtë sezon skuadres së tij. Morata i futur si zëvendësues realizoi golin vendimtar pas 2 minutave në fushë.
Kjo është hera e 11 që Juventus fiton Kupën e Italisë, ndërsa Milan mbetet përsëri jashtë Europës, ku do të marrë pjesë Sassuolo si vendi i gjashtë në kampionat.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





