Transmetuar më 21-05-2016, 21:25

Tiranë, 21 maj 2016, NOA.al – Shpëtim Idrizi është rikonfirmuar në krye të Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Në zgjedhjet e brendshme në parti morën pjesë 19.634 anëtarë ose 81.5%.

Pas përfundimit të numërimit të votave rezultoi se Idrizi kishte marrë 72.4% të votave kundrejt 27.6 % të votave të rivalit të tij,  Halil Hyseni.

Komisioni Qendror i Administrimit të Zgjedhjeve, pasi administroi dhe analizoi të dhënat, shpalli se pjesëmarrja e votimeve në rang kombëtar ishte 81.5 për qind, konkretisht 19634 votues, prej 24102 anëtarëve.

Anëtarët votuan për kryetarin e PDIU-së, mes kandidatëve Halil Hyseni dhe Shpëtim Idrizi; kryetarët e degëve të PDIU-së në rang bashkie; si edhe për 1000 delegatë për kongresin që do të zhvillohet më 4 qershor, nga më shumë se 1400 kandidatë për delegatë.

Ndërsa nisur nga ky rezultat, Shpëtim Idrizi do të jetë kryetar i PDIU-së, për një mandat të ri katërvjeçar./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd