
Lezhë, 21 maj 2016, NOA.al – Aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar sot në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit Ervis Xaka, 28 vjeç, banues në Krujë, ka humbur kontrollin e mjetit tip Benz dhe ka përfunduar në një arë në anë të rrugës.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë pasagjerët V.K., dhe A.D., të cilët u dërguan menjëherë në spital për mjekimin e nevojshëm, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë ndalimin e shoferit të automjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





