
Dy tërmete të fuqishme janë ndjerë pasditen e sotme në Shqipëri. Tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 16:33:07 me magnitudë 5.1 dhe ka zgjatur për disa sekonda.
Burimet zyrtare thonë se epiqendra e tërmetit ka qenë në Maqedoni me thellësi 7 km.
Tërmeti i dytë është regjistruar në orën 18:42, të pasdites, por lëkundjet kanë qenë më të lehta dhe ka zgjatur më pak sekonda.
Tërmeti gjithashtu është ndjerë edhe në qytetin juglindor të Korçës, si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme.
Shqipëria bën pjesë në zonën sizmologjike Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës, Shqipëria Perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë).
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale. Gjithsesi lëkundjet e tokës kanë qenë të frikshme.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





