Transmetuar më 21-05-2016, 18:16

Granit Xhaka do të jetë lojtari më i ri i Arsenalit. Mesfushori me origjinë nga Kosova do të luajë me një ndër skuadrat gjigante të Anglisë.

Klubi i topçinjëve akoma nuk e ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit, por mediat angleze nuk kanë e hezituar ti paraprijnë me fotot e lojtarit i cili pozon me fanellën e re.

Sot në rrjetet sociale janë publikuar foto të Xhakës, i cili është duke u përgatitur për ta përmbyllur marrëveshjen përfundimtare me Arsenalin, që pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.

23-vjeçari, i cili raportohet t’i ketë kushtuar Arsenalit rreth 45 milionë euro, është prezantuar me fanellat e sezonit të ardhshëm, që ende nuk janë publikuar nga klubi londinez.

Xhaka ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Venger dhe do të marrë 110 mijë paund në javë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd