Transmetuar më 21-05-2016, 17:59

Genova, 21 maj 2016, NOA.al – Një shqiptar i kërkuar për shpërndarje droge dhe tentativë përdhunimi është arrestuar nga autoritetet në Itali.

Sipas mediave italiane mësohet se në pranga është vënë 40-vjeçari P.A., por pa e dhënë identitetin e plotë të të arrestuarit.

Ai është arrestuar në qytetin e Genovas. Shqiptari akuzohet për shpërndarje droge, falsifikim dokumentesh, plagosje me dashje dhe tentativë përdhunimi, krime të kryera gjatë viteve 2006-2009.

Për këto akuza, për shqiptarin është dhënë një dënim prej 4 vite, 6 muaj e 5 ditë burgim nga drejtësia italiane.

“Në verën e vitit 2015, shqiptari u denoncua nga policia pasi së bashku me disa bashkatdhetarë, kërcënoi me vdekje me anë të një pistolete disa operatorë lokalë (bare, restorante, diskoteka), për shkak se nuk u jepnin pije falas. Gjithashtu, ai është përpjekur të përdhunojë një studente në një lokal”, shkruajnë mediat lokale.

Gjithashtu mësohet se përveç këtyre akuzave 40-vjeçari shqiptar është përzënë nga shteti italian disa herë për mungesë dokumenatash, por ai gjithmonë është rikthyer në Genova ku ka vijuar me aktivitetet e tij kriminale./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd