Transmetuar më 21-05-2016, 16:14

Chris Minnini, 21 vjeçar ka shpërndarë një fotografi mjaft të dhimbshme, por me kuptim shumë të madh dhe një mesazh të fuqishëm. Fotot gjithmonë flasin më shumë se fjalët. Edhe në këto fotografi ku janë prindërit e Chris Minnini, 21 vjeç, Jim Minnini dhe Cindy nga Irlanda ndodh e njëjta gjë.

Të dy ata janë duke u përballur me sëmundje të rënda, por duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit për ti dhënë forcë dhe ndoshta edhe për tu përshëndetur për të fundit herë.

Fotografitë janë realizuar vetëm pak orë para se babai i Chris të vdiste pasi po vuante nga kanceri në mushkëri për 8 vite me radhë. Nëna e tij në të njëjtën kohë kishte pësuar sulm në zemër, por tani ajo është kthyer në shtëpi dhe është duke u shëruar.

“Kur nëna ime u zgjua, pyetja e parë e saj ishte “Ku është babai? Shumë njerëz mund të mendojnë pse unë kam fotografuar momentet kur babai im ishte duke vdekur, por realiteti është se ai ishte duke jetuar momentet e fundit të tij dhe dëshironte me çdo kusht të ishte afër nënës”, ka treguar Chris.

Më tej ai shtoi se nuk pendohet asnjëherë për shpërndarjen e fotografive edhe pse njerëzit mund të mendojnë se e ka bërë për të bërë bujë në internet.

“Shokët e mi më thanë se unë shoh prindërit e mi, ndërsa ata shohin dashurinë e vërtetë në ato fotografi. Por për mua nuk do të kishte fare rëndësi edhe nëse askush nuk do ti shihte këto fotografi, ato për mua kanë vlerë jetësore”, ka thënë Chris.

Chris tha se ishte hera e parë që dy pacientë që ishin duke luftuar për jetën dhe i jepnin mbështetjen njeri-tjetrit janë lejuar së bashku në të njëjtën dhomë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd