Transmetuar më 21-05-2016, 14:24

Martesa e tyre zgjati vetëm një ditë. Në zgjim, 34- vjeçari Krzystof Michalowski, e gjeti gruan e tij Mariola Orzechowska të pajetë.

Ajo kishte vdekur në gjumë në shtëpinë e tyre në Richmond, të North Yorkshire, Angli, vetëm pak orë pas dasmës së mbajtur fundjavën e kaluar, në moshën 38- vjeçare.

Krzystof ishte zgjuar për t’i dhënë për të ngrënë vajzës së tyre të vogël, ndërsa mendonte se e shoqja ishte në gjumë. Por kur u kthye sërish në krevat, pa se ajo nuk merrte frymë dhe kështu lajmëroi ambulancën, shkruan noa.al.

Mjekët konstatuan se zemra e saj kishte pushuar dhe dyshimi kryesor është pas një krize epileptike në gjumë.

Burri, baba i dy fëmijëve deklaroi s gjithsesi ndihet i kënaqur, pasi dita e tyre e fundit bashkë ishte perfekte, tamam si një ëndërr.

“Mariola ishte kaq e lumtur. Në mëngjes vajza ime Veronica më zgjoi duke qarë. Kur u ktheva tek ajo e pashë që s’merrte frymë”, thotë 34- vjeçari./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd