



Këngëtarja Poni e ftuar në emisionin “Oktapod” rrëfen jetën e saj, fillimin e karrierës. Ajo shprehet se pasi mbaroi për kanto në Vlorë, prindërit nuk e lejuan të konkurronte në shkollë të lartë në Tiranë, por i lanë si mundësi vetëm Vlorën. Më pas ajo e rebeluar nuk e vazhdoi shkollën e lartë por konkurroi për mësuese muzike në një rrethinë të Vlorës dhe për dy vite vazhdoi të jepte mësim në një shkollë 8-vjeçare.
Më pas ajo shprehet se jeta e saj ndryshon sapo zbret në Tiranë, kur me një material të saj shkon takon Adi Hilën, ku ai i thotë: “Poni ti nuk je për këngë moderne, sepse dy metroshe ka boll sot”. Më pas vendosëm që unë të vazhdoja të këndoja folk".
Në momentin që u bë një këngëtare e njohur, ajo tregon edhe raportin që pati me familjen e saj. “Njëri nga vëllezërit e mi, që jetonte atë kohë në Athine, dëgjon këngën time të parë “dale moj dale” në një makinë shqiptarësh dhe më merr në telefon duke qarë”, shprehet Poni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





