Transmetuar më 21-05-2016, 12:15

“Kemi dyshime të forta dhe po investigojmë, se femrat jetime që detyrohen të lënë Jetimoret, për shkak se mbushin 18 vjeç, përfundojnë prostituta, ndërsa djemtë, përfshihen në trafiqe droge”. Është kjo është deklarata e fortë që ka dhënë për emisionin “Oktapod”, Avokati i Popullit Igli Totozani.

I ftuar për të diskutuar mbi ngjarjen në jetimoren e Shkodrës, Totozani tha se në bazë të ligjit aktual, çdo jetim që mbush 18 vjeç, del përballë “një oqeani”.

Sipas tij, ai përfiton një asistencë fare të vogël nga shteti dhe nuk ka të siguar as shtëpi dhe as gjë tjetër. Për këtë shkak, sipas Avokatit të Popullit, duhet riparë i gjithë sistemi i trajtimit të kësaj shtrese, pasi sistemi aktual është i vjetëruar dhe i vë ata në rrezik. Ndërsa për ngjarjen e ndodhur në Jetimoren e Shkodrës, Totozani deklaroi se inspektorët e këtij institucioni mbetën të shokuar nga deklarimet e fëmijëve.

Për Totozanin, i takon prokurorisë dhe organeve të drejtësisë, të gjejnë edhe autorët e vërtetë të përdhunimit dhe abuzimit. Por Avokati i Popullit zbuloi se fëmijët kanë patur presion nga punonjësit, për të mos treguar shumë për ngjarjen tek organet e drejtësisë. “Ekziston frika se mund të ketë edhe disa raste të tjera të ngjashme”, ka vënë në dukje Igli Totozani.

Në opinionin e tij, gjithçka ka ndodhur vjen edhe për shkak se këto qendra janë të mbyllura për publikun, nuk frekuentohen as nga mediat, ndaj janë të prirura të prodhojnë dukuri negative.

Si zgjidhje të situatës, Totozani propozon mbylljen e këtyre qendrave dhe vënien në funksion ose të shtëpive-familje, ose të adoptimit, ose rikthimin e fëmijëve tek familjet biologjike, sigurisht nën kujdesin e shtuar të shtetit. Avokati i Popullit bën thirrje edhe për tu sqaruar dualiteti mes pushtetit qendror dhe atij lokal për menaxhimin e këtyre qendrave, si edhe për zhvillimin e konkurseve për drejtuesit e tyre.

Skandali, dëshmitë e fëmijëve jetimë të abuzuar në Shkodër

Dritan Ylli: Njerëz pa shkollë punojnë në Jetimoren e Shkodrës dhe qendrat e tjera në vend

Abuzimi në jetimoren e Shkodrës, replika mes Vokshit dhe Klosit

Skandali në jetimore, fëmijët janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht

Detaje, vajzat e jetimores janë abuzuar gjatë kohës së marrë për bamirësi

Dalin detajet, fëmijët e Jetimores Shkodër u përdhunuan nga djemtë e punonjësve

Skandal në Jetimoren e Shkodrës, përdhunohen tre vajza të mitura

Skandal dhe në Jetimoren e Sarandës, të miturat çohen në klub striptizmi |VIDEO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd