







De Biasi sot para mediave
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar listën paraprake të futbollistëve që do të shkojnë në Francë. Në një dalje të sotme për mediat nga Federata Shqiptare e Futbollit, trajneri i kuqezinjve publikoi emrat e 27 futbollistëve, që mund të bëhen pjesë e kampionatit europian të futbollit, Euro 2016, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë.
Ai deklaroi se pjesëmarrja në europian, është një rast i mirë. “Europiani është diçka e jashtëzakonshme për ne, por edhe më e madhe për tifozët”, deklaroi trajneri.
“Do të shkojmë në finalet e Europianit. Në pjesën e parë të kualifikueseve u paraqitëm mirë, ndërsa në pjesën e dytë patëm disa luhatje. Pritshmëritë e mia, tashmë, para fazës finale të “Euro 2016”, janë që gjithsecili futbollist të kuptojë, edhe ne të tjerët, se është një rast unik, që na vjen në dorë. Duhet të kuptojmë limitet tona, limitet e këtij ekipi. Ky është rast unik për mijëra shqiptarë, që do të na ndjekin nga afër, dhe miliona të tjerë nga televizori. Siç kemi bërë deri tani, do të japim maksimumin tonë edhe në finalet e “Euro 2016”, – tha z.de Biasi.De Biasi deklaroi se nga lista e futbollistëve që gjeni më poshtë nga 27 që do mblidhen në Austri, 23 do të shkojnë në Francë. Por nuk tha se kush do të jenë katër futbollistët që nuk do të aktivizohen. Ai tha se kriteri përzgjedhës do varet nga gjendja fizike.
De Biasi ka thënë gjithashtu se do të jetë në drejtimin e Shqipërisë deri në vitin 2017.
Si portierë për në Euro 2016 janë thirrur Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Orges Shehi.
Ndërsa si mbrojtës, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Amir Rrahmani, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli dhe Frederik Veseli.
Si sulmues spikasin emrat e Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku dhe Milot Rashica.
Në pozicionin e mesfushorit janë thirrur Ergys Kaçe, Andi Lila, Amir Abrashi, Taulant Xhaka, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Migjen Basha, Odise Roshi dhe Burim Kukeli. /a.y/noa.al/
FSHF ka çuar edhe ftesa zyrtare
FSHF-ja ua ka nisur ftesat lojtarëve kuqezinj prej disa ditësh. Bëhet fjalë për 23 + 4 emra, që do t’i ketë nën urdhra De Biazi në Austri, ku do të “karikojë bateritë” e kombëtares shqiptare për finalet e “Euro 2016”. 23 kuqezinj do të federohen në UEFA deri më 1 qershor, si pjesë e Shqipërisë në “Euro 2016”, ndërsa 3 të tjerë do të jenë gati, në rast të ndonjë të papriture të këndshme. Amir Rrahmani, fjala vjen, e ka të qartë mospjesëmarrjen në Francë, por do të jetë i gatshëm, ashtu si edhe tre lojtarë të tjerë, në rast të ndonjë të papriture, larg qoftë ndonjë dëmtim. Ne zbuluam se Naser Aliji nuk kishte marrë ftesë, por do të diskutojë shanset me ndonjë tjetër në Austri. Po kështu, edhe Milot Rashica e Frederik Veseli. Në zborin stërvitor disaditor në Austri, si pjesë e kombëtares shqiptare, debutuese në “Euro 2016”, do të jenë emrat e mëposhtëm:
Portierë
Etrit BERISHA
Alban HOXHA
Orges SHEHI
Mbrojtës
Naser ALIJI
Arlind AJETI
Berat DIJMSITI
Mergim MAVRAJ
Lorik CANA
Elseid HYSAJ
Ansi AGOLLI
Amir RRAHMANI
Frederik VESELI
Mesfushorë
Migjen BASHA
Ergys KACE
Ledian MEMUSHAJ
Odise ROSHI
Herolind SHALA
Ermir LENJANI
Taulant XHAKA
Burim KUKELI
Andi LILA
Amir ABRASHI
Sulmues
Bekim BALAJ
Sokol CIKALLESHI
Armando SADIKU
Shkelzen GASHI
Milot RASHICA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





