Transmetuar më 21-05-2016, 10:05

Prej shumë vitesh ato janë mikesha të mira, ku vazhdimisht shihen nën shoqërinë e njëra- tjetrës. Dhe pikërisht në këtë ditë të shënuar kur Eli Fara feston ditëlindjen, Aurela Gaçe ka zgjedhur një urim special për të.

“Edhe 100 pranvera të uroj mikja ime. Zgjodha pikërisht këtë foto sepse duket drita e syve ashtu siç je në shpirt. Unë e quaj veten me fat që kam mundur të njoh një grua e nënë aq të fortë sa ty. Supi ku pa frikë mund të mbështetet miqësia. Kam shumë për të thënë por ke shumë ditëlindje përpara edhe do të kem kohë të shprehem”, shkruan Aurela, bashkëngjitur një foto të Elit, të cilën e ka postuar në Instagram./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd