Transmetuar më 21-05-2016, 08:20

Ai është një prej personazheve më të dashur të ekranit, i cili vazhdimisht godet në shenjë me batutat e tij. Po me sa duket sensin e humorit dhe natyrën mistrece, e ka pasur që në vegjëli.

Këtë fakt e konfirmon edhe nëpërmjet një fotografie të postuar në rrjetet sociale ku shkruan, “Nostalgji. Ishte koha kur, nëse nuk pije duhan që 3 vjeç, ishe ose jashtë mode ose budalla”.

Nëse nuk e keni kuptuar se kush është vogëlushi në foto, ai është aktori i humorit Julian Deda, i cili ndodhet në krahët e së ëmës, e cila duhet thënë se ka qenë vërtetë simpatike./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd