
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka përfshirë sonte në mbrëmje jugun e Shqipërisë.
Epiqendra e tërmetit, ishte 10 kilometra në verilindje të Himarës, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë.
Tërmeti ndodhi në ornë 21:49’:44’’ dhe kishte thellësi zero kilometra. Ai u lokalizua 38 kilometra në jug të Vlorës dhe 132 kilometra në jug të Tiranës.
Gjatë ditës së sotme (e Premte), vendi ynë u përball edhe me dy tërmete të tjerë.
Në orën 19:39 u ndje një lëkundje sizmike 2.9 ballë e shkallës Rihter me epiqendër në detin Jon, 23 kilometra në veriperëndim të Sarandës dhe thellësi 2 kilometra.
Kurse tërmeti tjetër ndodhi herët në mëngjes ora 04:52 në Ulëz, 10 kioometra në veriperëndim të Burrelit dhe kishte thellësi 2 kilometra. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





