Transmetuar më 20-05-2016, 22:37

Jenna Vecchio nisi palestrën në  Otava të Kanadasë, por pak ditë më pas u kontaktua nga pronari i palestrës. Ai i tha se disa persona të tjerë që ushtroheshin në atë palestër ishin ankuar tek vajza mbante veshur një bluzë të “papërshtatshme”.

Ajo më pas u kontaktua që të largohej nga palestra e të kthehej me një veshje më të përshtatshme.

Arsyeja? Gjoksi i Jenna-s ishte shumë i madh. Ajo u ndje e ofenduar dhe menjëherë bëri një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku shpjegonte se akuzat ishin vërtetë qesharake. Postimi i saj u bë me shpejtësi viral në rrjetet sociale./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd