
Konsumimi i patateve 4 herë në jave, shkakton rritjen e presionit të lartë gjakut. Pavarësisht mënyrës se si e konsumoni atë, pure, të pjekura apo të ziera është e lidhur me një rrezik të lartë për shëndetin tonë.
Studiuesit e Shkollës së Harvard mendojnë se çdo mënyrë gatimi të patates, shton rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Ata dyshojnë se shkaku është prania e lartë e niseshtesë në patate.
Studiuesit e Harvard thonë se karbohidratet e niseshtesë, të cilat gjenden tek patatet, shndërrohen në sheqer brenda trupit. Ky fakt sjell rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Ata shtojnë gjithashtu se me kalimin e kohës, gjendja shëndetësore bëhet akoma më e rënde, duke vënë në rrezik jetën./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





