
Pogradec, 20 maj 2016, NOA.al – Gjashtë të plagosur, është ky bilani i një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar, në Qafë-Thanë.
Sipas policisë së Korçës janë përplasur dy automjete: një me targa AA 671 JX dhe një automjet me targa të Kosovës 01241 FS.
Tre prej të plagosurve kanë shkuar për mjekim në spitalin e Librazhdit, ndërsa tre të tjerët, dy nga këta të huaj (gjeorgjianë), po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Të gjashtë të plagosurit sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën. Turistët po udhëtonin nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë.
Emrat e të plagosurve:
Kelvin Aldus, rreth 68 vjeç. Ida Tërnava, banuese ne Prishtinë
Otar Mgeladze, 32 vjeç dhe Joseb Mgeladze, 38 vjeç
Arta Haliti, 34 vjeç dhe Arife Veselaj, 34 vjeç banuese në Prishtinë/f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





