Transmetuar më 20-05-2016, 17:31

Çfarë shtyn një grua të preferojnë një fustan me një ngjyrë më shumë se sa një ngjyrë tjetër në ditë të caktuara të muajit? Për të njëqindtën herë, hormonet.

Një studim kanadez, nga kërkuesit e Universitetit British Columbia, thotë se gratë që veshin një fustan të kuq ose rozë kanë deri në tre herë më shumë shanse që në atë moment të jenë në kulmin e fertilitetit të tyre, sesa gratë e tjera që veshin veshje me ngjyra të tjera.

Hulumtimi është kryer mbi 124 gra të moshës mes 18 dhe 47 vjeç. Pjesëmarrëset u pyetën se çfarë ngjyre ishte këmisha që kishin veshur dhe kur ato kishin patur ciklin e fundit të muajit. Pasi mblodhën informacionin, studiuesit analizuan të dhënat për të gjetur një lidhje mes ngjyrës së veshjeve dhe menstruacioneve të grave.

Çfarë u evidentua menjëherë, ishte zgjedhja e ngjyrave të ndryshme në bazë të ciklit: duke përllogaritur ditët e fertilitetit për çdo grua u zbulua se gjatë pikut të hormoneve ose të fertilitetit, kishte një bollëk të përdorimit të ngjyrave të kuqe dhe rozë./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd