Transmetuar më 20-05-2016, 13:27

Constance Hall është një aktore, shkrimtare dhe një nënë australiane 32- vjeçare. Për të është shumë e vështirë gjetja e një ekuilibri për të gjitha çështjet, familjare dhe profesionale në një ditë të vetme, pasi kështu nuk arrin të gjejë kohë për të shoqin.

Pas shtatzënisë u përball me shumë vështirësi në jetën seksuale, duke e gjetur veten mes pelenave, ushqyerjes së bebit dhe larjes së tij, kështu që nuk kishte shumë orë për të qëndruar në shtrat, shkruan noa.al.

I ashtuquajturi “seks i prindërve” për të është diçka traumatike dhe për këtë problem publikoi një postim në Facebook të cilin e gjeni të shqipëruar nga noa.al, ku shkruan:

“Dje bëmë “seksin e prindërve”. E dini çfarë është? Është ai që e bën në tre minuta dhe gjysmë pauze për të ndërruar pelenën dhe për të përgatitur biberonin e bebit. Përfiton nga momenti kur fëmijët janë të hutuar. Kupton që ka kaluar një muaj që nga raporti i fundit dhe kupton që me bashkëshortin jeni bërë si fqinj. Vë re se teknikat e joshjes së bashkëshortit konsistojnë vetëm duke treguar me njërin gisht dhomën e gjumit dhe me tjetrin organin e tij. “Seksi i prindërve” është ai ku pozicioni i seksit parashikon një këmbë pas dere, pasi zakonisht fëmijët kur spiunojnë e bëjjnë në heshtje. Ku nuk ka rëndësi nëse është nxehtë, pasi ti do mbulohesh me batanije, nga frika se mos fëmijët vijnë dhe të shikojnë, në mënyrë që t’u shpjegosh fëmijëve se mami dhe babi po bëjnë “joga” poshtë batanijeve”.

Postimi i saj u shpërnda mbi 100 mijë herë, për shkak se shumë prindër gjejnë vetën.

Krenaria më e madhe e saj? Fakti që i shoqi, pavarësisht strijave në trup dhe kileve të mbetura nga shtatzënia, e cilëson ende fantastike./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd