Transmetuar më 20-05-2016, 11:24

Një nxënës i prekur nga autizmi kërcënon vetëvrasjen dhe një agjent policie arrin që ta shpëtojë, falë butësisë së treguar ndaj tij.

I ulur në tokë agjenti amerikan Tim Purdy, mundohet t’i ngjallë siguri. Fotografia u publikua në Facebook nga policia dhe në pak kohë u shpërnda mbi 250 mijë herë.

I riu ishte treguar agresiv dhe ishte larguar nga shkolla, kështu që ishte lëshuar alarmi nga frika se mos vetëvritej, shkruan noa.al.

“Agjenti ju afrua të riut dhe i foli, duke arritur të krijojë një komunikim me të dhe duke i transmetuar siguri. Madje e bëri të qeshë. Puna e policit nuk është vetëm që të respektojë ligjin dhe të arrestojë”, thuhet në postimin e departamentit të policisë së Charlotte, në Karolinën e Veriut.

Në vijim thuhet se ndonjëherë këto veprime të vogla, mund të bëjnë diferencën në jetën e një personi /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd