


Shkodër, 20 maj 2016, NOA.al- “Lugina” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës, gjatë të cilit janë zbuluar dhe asgjësuar dhjetë parcela ku ishin kultivuar 2700 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa u gjetën dhe armë dhe municione.
Dy persona u shpallën në kërkim nën akuzën e mosbindjes së urdhrit të poliicisë, prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit si dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Të shpallurit në kërkim janë vëllezërit P.P., 38 vjeç dhe M.P., 28 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa po procedohet penalisht babai i tyre K.P., 80 vjeç, banues në Shkodër.
Në Koniqet e Gurit të Kuq, gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhjetë parcela të kultivuara me bimë narkotike, ku janë konstatuar dy vëllezërit e shpallur në kërkim, të cilët nuk i janë bindur thirrjes së policisë për ndalim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përbashkët të të atit me inicile K.P., në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një pisto0letë me krëhër pa fishekë, 20 fishekë arme dhe një armë gjahu me leje.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





