Transmetuar më 20-05-2016, 08:10

Elbasan, 20 maj 2016, NOA.al- Mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në Cërrik është vënë në prangat e policisë, e akuzuar se ka përdorur nxënësit që kishte në kujdestari.

Mjaftoni Ago, 57 vjeçe, banuese në Cërrik , me detyrë mësuese kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” u vu në pranga ditën e djeshme.

Ndalimi i saj u bë nga efektivat e policisë, pas njoftimit të bërë në televizionin News 24, si dhe pas kallëzimit të bërë nga 50- vjeçari I.H., banues në Cërrik.

Ago, duke qenë kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” Cërrik, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë A që të shkonin për tu ankuar pranë studios News 24 për problemet me mësuesit e kësaj shkolle.

Ajo akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme pesë fëmijë janë nisur nga Cërriku drejt Tiranës, për t’u ankuar në televizion për një mësuese të tyre, e cila ushtronte dhunë, si dhe për drejtoreshën. Gjatë pyetjes është zbuluar se fëmijët janë nisur në Tiranë, me nismën e tyre, por se lekët e taksisë ua ka paguar kujdestarja e tyre.

Dyshohet se 57- vjeçarja ka përdorur nxënësit, për shkak të problemeve që kishte vetë në shkollë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd