
Shukri Xhelili, ish-kreu i Bashkisë së Peshko pisë, i cili u la në “arrest me burg” nga Krimet e Rënda pas publikimit të video- skandalit, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ky fakt bëhet me dijë për “Gazeta Shqiptare” nga burime të policisë.
56-vjeçari u arrestua pas videos së bërë publike nga 20-vjeçarja me iniciale A. A., e cila e kishte filmuar atë duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Burimet e sipërpërmendura thanë për gazetën se pas bërjes publike të videos dhe para arrestimit, Shukri Xhelili ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar, në Dibër.
Këtë fakt, Xhelili ia ka pohuar oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ish-kryebashkiaku u ka treguar atyre se ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, e cila e ka ndaluar këtë gjë.
“Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë. Të njëjtat burime sqaruan se 56-vjeçari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm.
Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve. “Xhelili është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”, thanë për “GSH” burime konfidenciale.
Gruaja e Shukri Xhelilit tregon ç’i tha të shoqit kur mësoi për videon
Skandali seksual, flet e vajza e videos dhe familja e saj: Jemi kërcënuar |VIDEO
Skandali seksual i kryebashkiakut, merret në mbrojtje 20-vjeçarja
Video-skandali seksual, flet Shukri Xhelili: Sulm i pastër politik
Seks për vendin e punës, Qeveria shkarkon kryebashkiakun Xhelili
Videoskandali i kryetari të bashkisë, PD: Dëshmi se ku është zhytur shteti i Edi Ramës
Seks me 20-vjeçaren për një vend pune, nesër shkarkohet kryebashkiaku
Kryebashkiaku i Peshkopisë i kërkon seks 20-vjeçares për një vend pune |VIDEO
Skandali seksual, shoqërohet në polici ish- kryebashkiaku Shukri Xhelili
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





