
Edhe pse Luis Enrike i ka dhënë Barcelonës titullin kampion në Spanjë e ardhmja e tij te klubi katalanas nuk është shumë i sigurt.
Dështimi në Champions i ka mbetur peng drejtuesve të klubit që po presin dhe finalen e Kupës së Mbretit për të marrë më pas një vendim për të vijuar me teknikun galician apo të shohin për ndonjë emër të ri.
Mediat spanjolle kanë raportuar se nëse Barcelona vendos ta largojë Luis Enriquen, Koeman do të zyrtarizohet menjëherë si trajneri i ri i ekipit katalanas.
Për këtë arsye, Ronald Kuman i ka refuzuar dy oferta gjatë muajve të fundit, një për rinovim me Sauthemptonin dhe një të Evertonit. Vendimi për të ardhmen e Enrikes do të merret pas finales së Kupës së Mbretit, të cilën Barcelona e luan ndaj Sevijles./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





