Transmetuar më 19-05-2016, 23:27

Ligjvënësit në shtetin Amerikan të Oklahoma-s, kanë miratuar ligjin përmes të cilit aborti cilësohet krim.
Përmes këtij ligji parashihet dënimi deri në 3 vite burgim për mjekun i cili kryen këtë akt, njëkohësisht mund t’ju hiqet licenca për të ushtruar mjekësi në këtë shtet.
Aborti është legal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aktivistët për të drejtën e abortit cilësojnë këtë ligj si antikushtetues./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





