Transmetuar më 19-05-2016, 20:39

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani nuk ka vonuar dhe ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Padia ka ardhur pas akuzave të kryetarit të Bashkisë në një emision televiziv se “Nishani ka grabitur pronën e një kishe në Elbasan”.

Në regjistrimin e padisë, thuhet se Nishani kërkon dëmshpërblim për dëmin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit në vlerën 100 lekë të reja.

Gjithashtu, në kërkesëpadi kërkohet që "pala e paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin "Opinion" të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës".

Dy javë më parë, përmes një deklarate për shtyp, kreu i Shtetit Nishani tha se për akuzat e Veliajt në adresë të tij do të përgjigjet drejtësia. /f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd