Transmetuar më 19-05-2016, 18:15

Flet për herë të parë nëna që humbi dy fëmijët e saj në një aksident para pak ditësh në Qerret të Kavajës. Ajo foli pak, por intervista e saj u ndërpre nga bashkëshorti i cili nuk dëshironte praninë e kamerave.

Asgjë s’mund ta ngushëllojë nënën e dy fëmijëve të humbur në aksidentin horror në superstradën në Qerret të Kavajës.

Ajo qëndron në shoqërinë e dy grave të tjera, nënës dhe vjehrrës në shtëpinë dykatëshe në plazhin e Durrësit. Kurse i mbijetuari i aksidentit, 1-vjeçari që ndodhej i lidhur me rripin e sigurimit në sediljen e parë të makinës, kërkon vazhdimisht vëmendjen e familjarëve.

Silva Negollari është e përhumbur. Në pak fjalët e saj, mëson se çdo sekondë të ditës kujton momentin ku sa hap e mbyll sytë humbi dy fëmijët 3 vjeç dhe 5 vjeç.

Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun ndaj një tjetër mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes.

Udhëtimi që i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve.

Dy netë me radhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nëna e tyre t’i çonte në Rrogozhinë për të parë babanë e tyre në burg. Për ta ishte udhëtimi i fundit.

Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranonte asnjë kamera. I zhytur në dhimbje, jashtë kamrës ai thotë, se çdo fjalë është e tepërt, pasi asgjë s’mund t’ia kthejë më fëmijët.

Ai beson ende se të vegjlit e tij mund të ishin gjallë nëse rruga do të ishte e plotësuar me elementet e sigurisë. Por megjithatë thotë se nuk do të merret me gjykatat. Nëse ka fajtorë le të flasë drejtësia, thotë Sokoli.

Aktualisht për ngjarjen ndodhen në burg tre zyrtare të lartë të ARRSH (Autoriteti i Rrugëve të Shqipërisë). Hetimet konkluduan se barrierat anësore që nuk ishin vendosur në rrugë për t’i lënë kalimin e lirë një subjekti privat, do të mund të kishin mbrojtur familjen Negollari. /ABCNews/

Thellohet skandali, pika e karburantit ku ndodhi aksidenti fitoi tenderin e rrugës

Aksidenti në Kavajë, ndalohen dy zyrtarë të ARSH për shpërdorim detyre

Aksidenti tragjik në Kavajë, daja i fëmijëve tregon të vërtetën

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, lirohet nga burgu babai

Aksidenti tragjik që solli vdekjen e dy fëmijëve, prokuroria nis hetimet

Nëna 24-vjeçare bën aksident në Kavajë, humb 2 nga 3 fëmijët e saj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd