Transmetuar më 19-05-2016, 13:07

Avioni “EgyptAir” i zhdukur nga radarët teksa ishte në fluturim nga Parisi në Kajro dhe që mund të jetë rrëzuar pranë ishullit grek të Karpathos, mund të ketë shpërthyer si pasojë e një bombe, ose mund të jetë goditur nga një raketë.

Është kjo teza e hedhur nga Jean-Paul Troadec, ish-Presidenti i zyrës franceze të investigimeve mbi aksidentet ajrore, (Bea).

Fluturimi MS804 ishte nisur nga aeroporti Charles de Gaule në Francë mbrëmjen e djeshme në 23:09 dhe u zhduk nga radarët në 02:45, të kësaj të enjte.

Shfaqja e fundit e tij në radar, u shënua në hapësirën ajrore greke, gjatrë kohës që ndodhej rreth 80 milje larg hapësirës ajrore egjiptiane.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga “EgyptAir”, në bordin e avionit të zhdukur ndodheshin 56 pasagjerë, mes tyre një fëmijë dhe dy të sapolindur, tre pjesëtarë të sigurimit dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit./a.y/noa.al

Avioni i zhdukur, piloti lëshoi sinjalin SOS 10 minuta para se të humbte gjurmët

Zhduket avioni i fluturimit Paris-Kairo, mister fati i 66 njerëzve

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd