Transmetuar më 19-05-2016, 12:44

Tiranë, 19 maj 2016, NOA.al- Ilir Kupa, i akuzuar për arratisjen nga burgu grek i Trikalasë në Greqi dhe disa grabitje në shtetin fqinj, bashkë me disa shqiptarë të tjerë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin ndaj tij, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai ka përfituar ulje dënimi, çka bën që të vuajë 25 vite burg.

Gjykata e Tiranës e dënoi Ilir Kupën në vitin 2014, me pesë vite e katër muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Për dhjetë muaj, Ilir Kupa jetoi në arrati, por mëngjesin e 25 janarit 2014, i shumëkërkuari u vu në pranga në afërsi të Kthesës së Kasharit në kryeqytet.

Ilir Kupa ishte me Marjan Kolën kur ai u vra nga policia greke. Marjan Kola, i cili konsiderohej dhe si kreu i grupit të të arratisurve, u qëllua për vdekje nga policia greke më 21 korrik 2013 pranë fshatit Vrosina të Sulit.

Në shoqërinë e Kolës ishte dhe Ilir Kupa, i cili mundi të shpëtonte dhe pak kohë më vonë mundi të hynte në territorin shqiptar.

Aktualisht ai po gjykohet edhe për grabitjen e argjendarisë në qendrën tregtare, si pjesë e "Bandës së Babagjyshëve”.

Bashkë me 11 persona të tjerë ai akuzohet për disa vjedhje në Shqipëri dhe Maqedoni./a.y/noa.al

Të akuzuar për 13 vjedhje, Prokuroria dërgon për gjykim “Babagjyshët” VIDEO

Prokuroria dërgon për gjykim Ilir Kupën dhe Fatos Sulaj

Tiranë, arrestohet një prej anëtarëve të ‘bandës së babagjyshave’

Kapet një tjetër “babagjysh”, grabiti në TEG dhe firmën Mercedez Benz në Tiranë

Armëmbajtje pa leje, Ilir Kupa dënohet me 5 vite e 4 muaj burg

Ilir Kupa: Nuk jam unë babagjyshi i TEG-ut

Vendimi i gjykatës, Ilir Kupa do të kryejë dënimin e mbetur në Shqipëri

Ilir Kupa: Në Shqipëri s’kam bërë asgjë. E shoqja: Jetuam bashkë në arrati

Arrestohet Ilir Kupa, dyshohet si një nga "babagjyshët" e grabitjes

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd