Transmetuar më 19-05-2016, 12:42

Krujë, 19 maj 2016, NOA.al – Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Krujës pasi akuzohen se kanë djegur furra gëlqereje pa leje.

Mësohet se në pranga janë vënë, Saba Kodheli 54 vjeç, Arben Demërxhiu 48 vjeç dhe Fatmir Shullazi 45 vjeç, të tre banues në Krujë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi këta persona u kapën duke djegur furrë gëlqereje pa lejen e organeve kompetente, ku niveli i ndotjes së ajrit ka qenë mbi normat e lejuara.

Policia e Krujës edhe në ditët në vijim do të vijojë në zbulimin dhe goditjen e rasteve flagrante, ku shtetasit nuk respektojnë ligjin dhe nuk marrin leje për ushtrimin e veprimtarisë së mësipërme, duke ndëshkuar çdo shkelës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndotja e ajrit"./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd