Transmetuar më 19-05-2016, 12:30

Elbasan, 19 maj 2016, NOA.al- Në prag të ndeshjes Sopoti- Partizani, policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të saj.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Bëhet e ditur se nga ora 15:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.

Gjithashtu informohet se hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 14:30, me qëllim për të shmangur radhët e gjata në hyrje për në stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 200 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe nga FNSH-ja.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sporëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarre, monedha apo metale (të çfarëdolloji) dhe çelësa të ndryshëm, pasi në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 19 maj lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd