Transmetuar më 19-05-2016, 11:47

Kikirikët kanë një sërë efektesh të dobishme për shëndetin e njeriut. Ndoshta nuk e dini, por ata janë antioksidantët më të mëdhenj se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe shumë më të pasur se mollët, karotat apo panxhari.

Ata përmbajnë një sasi të madhe proteinash, çka i bën një ushqim mjaft të preferuar nga personat që merren me bodybulding osa ata që janë nënpeshë. Kikirikët janë një burim i mirë i koenzimës Q10 e cila mbron zemrën kur ka mungesë oksigjeni.

Përmbajtja e naicinës ndihmon në shërimin e qelizave të dëmtuara të sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës. Ata përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ul ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Frutat e thata janë të pasur gjithashtu me hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut. Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave. Ato përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd