
Krujë, 19 maj 2016, NOA.al – I grabit me dhunë varësen e floririt një shtetase në Krujë, ndalohet autori. Ngjarja ka ndodhur me 16 maj 2016, ku Vladimir Loci 41 vjeç, banues në Tiranë, i ka marrë nga qafa, me dhunë, varësen e floririt18 vjeçares Z.K., banuese në Krujë.
Loci është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, lëndëve narkotike dhe kundërshtim punonjësit të policisë.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





