
Të gjithë kemi nishane në pjesë të ndryshme të trupit. Disa janë më të mëdha, disa më të vogla, por pozicioni i tyre ka domethënie të veçantë. P.sh., disa nishane lidhen me pasurin e personit, ndërsa disa të tjerë me familjen dhe shëndetin. Ja shpjegimi për disa prej tyre.
Nishani mes vetullave
Nishani në këtë zonë lidhet me zhvillimin e karrierës. Kjo do të thotë se së shpejti do të ketë ngritje në detyrë, rritje e rrogës ose diçka e kësaj natyre.
Nishani mes syrit dhe vetullave
Nishanet në këtë zonë kanë të bëjnë me shtëpinë. Nëse keni nishan në këtë zonë, do të thotë se jeni person, i cili adaptohet lehtë, shkruan Express. Jeni i mirë me njerëzit dhe supozoni të merrni një pozicion lideri.
Nishani në mollëz
Kjo do të thotë se do të keni një pozicion të fuqishëm në punën tuaj dhe pasuria juaj do të rritet.
Nishani sipër buzëve
Nishani sipër buzës do të thotë se jeni të interesuar në ushqim dhe gardërobë. Keni aftësi të mira shoqërore dhe jeni i famshëm në shoqëri.
Nishani në këmbë
Nishani në këmbët tuaja do të thotë, se preferoni të udhëtoni shpesh. Gjithashtu, jeni i famshëm në vendin e punës dhe paralajmëron se mund të jeni lider i mirë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





