Transmetuar më 18-05-2016, 22:14

Mai Alexander, 24 vjece nga West Yorkshire, e pa për herë të parë Januzajn në një ndeshje rreth tre vjet më parë dhe që prej asaj koha ra në dashuri. Menjëherë ajo nisi të bënte plane se si do e kalonte jetën me futbollistin shqiptar.

Pavarësisht faktit se nuk e kishte takuar asnjëherë, Mai planifikoi dasmën me të, zgjodhi një shtëpi, madje edhe kishte gjetur emrat për fëmijët e tyre. Artistja e makijazhit e përndiqte shqiptarin në çdo lëvizje, duke i dërguar mbi 200 letra me shkrim dore.

Po ashtu ajo shpenzoi mbi 2 mijë sterlina për t’u dukur si e dashura e futbollistit, bukuroshja Melissa McKenzie. Mai ishte kaq e bindur se ishte në një marrëdhënie me futbollistin, sa nuk e puthte më të dashurin e saj, pasi i dukej sikur po e tradhtonte lojtarin. Kur miqtë i thanë se mund të mos ishin bashkë, ajo nisi të bëhej depresive.

Dy vjet pasi e kishte parë për herë të parë futbollistin, ajo u zemërua kur pa një foto të tijën me të dashurën dhe shkroi një shënim vetëvrasës. Më pas preu damarët. Për fat, i dashuri i saj, 23-vjeçari Stefan Hall e gjeti dhe njoftoi ambulancën. Pas trajtimit në spital, Mai u kurua edhe për çrregullime mendore./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd