Transmetuar më 18-05-2016, 22:05

Kjo vajzë ishte me fat. I dashuri i saj romantik i ka propozuar martesë të dashurës së tij në mes të sheshit “Time Square” në Nju-Jork.

Plani u kurdis në atë mënyrë që, 29-vjeçarja mori një mesazh nga shefi i saj për të dalë dhe për të kontrolluar nëse reklama e fundit e kompanisë së tyre, do të shfaqej në ekranin gjigant.

Dhe këtu ishte pjesa më e bukur. Në këtë reklamë ai kishte krijuar një klip të vogël ku përmblidhte të gjithë historinë e tyre të dashurisë së dy viteve. Më pas ai i ulet në gjunjë dhe e pyet nëse është gati të martohet me të. E sigurisht përgjigjja ishte: PO!/f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd