
Foto arkiv
Një vajzë e mitur është përballur me ngacmime seksuale dhe vepra të turpshme që kreu ndaj saj një i ri nga Tirana.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, në rrugën “Vath Koreshi” të kryeqytetit, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga ministria e Brendshme.
Të njëjtat burime i thanë NOA-s se “shtetasi M.R., 27 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur, 15-vjeçare”.
Policia konfirmon arrestimin në flagrancë të të riut ndaj të cilit tani rëndon akuza e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur. Kjo vepër penale parashikon dënimin me burgim gjer në pesë vjet. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





