
Tiranë, 18 maj 2016, NOA.al – Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Shukri Xhelilin, ish-kreu i Bashkisë së Peshkopisë, i cili u përfshi në një skandal seksual para pak ditësh ku i kërkonte një vajze 20-vjeçare seks në këmbim të një pune.
Xhelili akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” dhe mësohet se gjatë seancës ai nuk i ka pranuar veprat penale.
Shukri Xhelili, është arrestuar para dy ditësh me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia e ka ndaluar në Dibër, disa orë pas vendimit të gjykatës, e cila ka vendosur masën e arrestit burg pa afat.
Nga ana e tij avokati i Xhelilit e ka quajtur të padrejtë masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda./noa.al/
Vajza e videos tregon fjalët e Shukriut, “Je shumë e bukur, kush s’do të fuste në punë”
Zbardhet pasuria e Shukri Xhelilit
Disa ditë pas skandalit seksual, Shukri Xhelili përfundon në burg
Gruaja e Shukri Xhelilit tregon ç’i tha të shoqit kur mësoi për videon
Video-skandali seksual, flet Shukri Xhelili: Sulm i pastër politik
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





