Transmetuar më 18-05-2016, 15:14

Tiranë, NOA.al – Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta pothuajse në të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Parashikohet që gjatë pasdites, të ketë zhvillim të vranësirave në veri- verilindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave. Gjatë natës do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 gradë rritje gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare si në toke dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimi duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Pothujase i gjithë kontinenti Europian do të jetë në ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshëm duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Europës. Konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqitet moti për pellgun e Mesdheut, brigjet e detit të zi si edhe Europën qendrore. Ndërsa, zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në veri dhe veriperëdim të Europës do të kushtëzojë vranësira dhe rrebeshe shiu në ishujt britanike, gadishullin skandinav. Po ashtu, me vranësira dhe shira të dendur do të jetë moti për Europën Lindore./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd