Transmetuar më 18-05-2016, 14:32

Noeleen Green është një vajzë 28-vjeçe, nga Birmingham, dhe si shumë të tjerë ajo ka bërë një porosi në një dyqan online. Ajo porositi një pircing për në kërthizë në Amazon e cila kushtonte vetëm 3 paund, por pas pritjes deri në 5 javë në vend të saj i erdhi një surprizë e tmerrshme.

Në momentin që ajo hapi pakon e marrë, shumë e madhe për një vath të thjeshtë, brenda gjeti një lodër shumë ekstreme seksi, saqë mund të krahasohet me një "armë" të vërtetë dhe jo një lodër seksi.

Ajo vendosi të përdorë rrjetin e saj social për t’u ankuar për këtë duke kërkuar një sqarim nga kompania ku kishte bërë porosinë pse nuk kishte marrë atë që ajo kishte kërkuar.

Përgjigja nga Amazon ishte shumë e shpejtë, por pavarësisht nga kjo nuk ishte ajo që Noeleen priste.

“Mund ta imagjinoj sesa e dëshpëruar ndjeheni në këto momente Noeleen. Jemi këtu për të të ndihmuar dhe duam ta çojmë deri në fund këtë problem. Keni porositur një pircing në faqen tonë? Nëse është kështu, do jemi të lumtur t’ju ndihmojmë”, është shkruar në faqen e Facebook-ut për shitjet online.

Ky postim është shpërndarë më shumë 7000 herë, por Noeleen është larguar e zemëruar nga kjo përgjigje, duke menduar se kompania nuk e ka marrë seriozisht çështjen e saj. Me sa duket, për momentin ajo do të mbajë këtë lodër seksi, por herën tjetër do të sigurohet mirë nëse duhet të porosisë më në këtë faqe online./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd