Transmetuar më 18-05-2016, 12:47

Gianluigi Buffon ka thënë se shpreson dhe pret që Real Madrid të triumfojë mbi Atletico Madridin në finalen e San Siros.

Gardiani i Juventus mendon se skuadra e Diego Simeone e meriton më shumë fitoren për shkak të futbollit që ka treguar këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë ai beson se fuqia e Real Madridit qëndron në përvojën që ka në kësi ndeshjesh, shkruan Klan Kosova.

“Unë besoj shumë në hakmarrjen sportive. Por, favorit është dikush tjetër. Real Madrid ka më shumë përvojë, janë mësuar me këtë lloj ndeshjesh. Pa dyshim Real Madrid është favorit për të fituar në finale”, shprehet Buffon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd