Transmetuar më 18-05-2016, 08:20

Të shikosh sherr meshkujsh është bërë e zakonshme, por jo dhe aq mes femrave. Dy gra rreth të 40-ve janë përleshur në Laprakë, Tiranë, për motive qesharake.

Njëra prej tyre i thotë fëmijës që nuk duhet të rrijë me vajzën e gruas tjetër.

“Të shof edhe iher me ktë unë ty, e di ça të bëj pastaj”, i drejtohet vajzës njëra nga nënat, shihet në videon e “Jeta osh qef”,

Më pas ato fillojnë të kapen me fjalë të rënda dhe të pista: “Mbylle gojën, idiote, ordinere femër. Ik mi ka*e!” Debati ka kaluar kufirin kur sherri filloi fizikisht. Madje një prej grave mori një shkop druri për të goditur tjetrën.

Ato që prekin më shumë janë ulërimat e fëmijëve që të traumatizuar përpiqen të ndajnë prindërit që rrihen.

Nëna në fjalë duke dashur të mbrojë fëmijën nga qëndrimi me persona që asaj nuk i pëlqejnë, jep një shembull akoma më negative, duke kaluar në dhunë verbale dhe fizike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd