Transmetuar më 17-05-2016, 21:40

“Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gei”. Elton Ilirjani, publikisht deklaroi orientimin e tij seksual dhe vështirësitë që ndesh ky komunitet në vend. Ai ka lindur në Tepelenë dhe tregon se është përballur mes vështirësive dhe pranimit nga familja që ai është homoseksual.

Elton Ilirjani kërkoi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që të pranonin realitetin, për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale.

Deklarata e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e Punësimit ku jepen çmime për bizneset që aplikojnë politika antidiskriminimi. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd