Transmetuar më 17-05-2016, 19:43

Kjo që i ka ndodhur një çifti të ri në Greqi, është kambanë alarmi edhe për shumë çifte të tjera që priren të merren me hajmalitë, ndaj bëni kujdes.

Fëmija vetëm shtatë muajsh i çiftit grek në Agrinio, ka gëlltitur hajmalinë që i kishin vënë prindërit.

Situatat ishte e rëndë dhe prindërit u vunë në panik. Atat e panë se ishte e kotë ta ndihmonin beben ndaj kërkuan ndihmë. E transportuan me shpejtësi tek spitali i përgjithshëm i Agrinios, raporton noa.al duke cituar burime nga mediat lokale.

Mjekët që ndërhynë me shpejtësi, konstatuan se fëmija e kishte gëlltitur duke e futur në trup hajmalinë.

Për një ndërhyrje më të specializuar, bebja u dërgua në Spitalin Karamandanio në Patra.

Aktualisht mjekët po mbajnë nën mbikëqyrje beben pasi arritën ta nxjerrin hajmalinë që kishte gëlltitur. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd