Transmetuar më 17-05-2016, 19:29

Marina Vjollca sot feston ditëlindjen e saj. Vetëm pak sekonda kishin kaluar nga mesnata kur Getoar Selimi zgjodhi të ishte i pari që uronte atë që e quan dashurinë e jetës së tij.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime, gjithçka e imja”, shkroi Getoari në Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto të çiftit.

Por këtij urimi që pushtoi median rozë i është përgjigjur Marina, e cila duhet të jetë shumë e lumtur në krahët e mashkullit të saj të zemrës.

“Faleminderit që e bërë ditëlindjen time më të bukur se ndonjëherë. Të dua jetë”, ka shkruar Marina duke publikuar edhe ajo një foto së bashku me Getin.

Prej disa muajsh çifti e ka deklaruar hapur dashurinë, duke mos e fshehur më lidhjen e tyre./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd