Transmetuar më 17-05-2016, 14:52

Tiranë, NOA.al – Kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të karakterizojnë motin në veri dhe qendër të vendit ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar do të paraqitet situata e motit në zonat jugore dhe juglindore.

Gjate pasdites, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në jug-juglindje, duke lënë pjesën tjetër të territorit në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit duke bërë që moti i paqëndrueshëm të mbetet prezent në disa zona të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h, drejtimi i saj do të jetë nga veriperëndimi, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Prezenca e një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit do të bëjë që ishujt Britanike të dominohen nga stuhi të forta ere dhe shira intensive. Po ashtu me vranësira dhe shira të dendur do të paraqitet moti për rajonin e balltikut si edhe vendet Lindore. Shirat e dendur dhe stuhitë e forta të erës do të jenë prezent edhe në brigjet e Egjeut. Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominuese për një pjesë të gadishullit të Ballkanit, Europën Qendrore, gadishullin Iberik dhe atë Skandinav./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd