Transmetuar më 17-05-2016, 14:01

Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi vendosjen e një busti të ish- Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Bulevardin qendror të qytetit. Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, në nder të mbështetjes së saj për shqiptarët.

Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani. Këshilltarët bashkiakë të qytetit në skajin më jugor shqiptar vlerësuan kontributin e Hillari Klinton për çështjen shqiptare dhe miratuan njëzëri propozimin.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane, shkruan VOA. Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë , një bust i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd