
Shukri Xhelili ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, i cili ishte protagonist i një skandali seksual, ku i kërkoi seks një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune, deklaron pranë ILDKP prona dhe biznese.
Xhelili deklaron se gjatë vitit 2015 ka blerë një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 162 m2 me vlerë 3.800.000 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”.
Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620 288 lekë të ardhura nga ky subjekt. Pranë kësaj kompanie rezulton i punësuar edhe djali i Shukri Xhelilit, Evis Xhelili.
Po ashtu, Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut, raporton shqiptarja.com.
Xhelili deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388 078 lekë shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52 770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22.610 lekë. Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.
Skandali seksual, flet e vajza e videos dhe familja e saj: Jemi kërcënuar |VIDEO
Skandali seksual i kryebashkiakut, merret në mbrojtje 20-vjeçarja
Video-skandali seksual, flet Shukri Xhelili: Sulm i pastër politik
Seks për vendin e punës, Qeveria shkarkon kryebashkiakun Xhelili
Videoskandali i kryetari të bashkisë, PD: Dëshmi se ku është zhytur shteti i Edi Ramës
Seks me 20-vjeçaren për një vend pune, nesër shkarkohet kryebashkiaku
Kryebashkiaku i Peshkopisë i kërkon seks 20-vjeçares për një vend pune |VIDEO
Skandali seksual, shoqërohet në polici ish- kryebashkiaku Shukri Xhelili
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





