


Dita e sotme 17 maji, kujton ditën ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Në një qëndrim të qartë dhe të prerë kundër këtyre martesave del aktori Julain Deda.
Në profilin e tij në Facebook, ai shpjegon se pse nuk e aprovon një marrëdhënie të tillë, të cilën e cilëson të panatyrshme:
“Unë jam kundër martesave të së njëjtës gjini. Ajo reklama ku një fëmijë rritet me dy nëna, promovon te panatyrshmen. Siç është e panatyrshme ndërhyrja në kodin e familjes. Dhe e dini pse, sepse ky kod është bërë natyrshëm për familjen tradicionale, e cila po kërcënohet përditë nga shfaqje të tilla. Unë nuk jam kundër, që çdokush të ketë familjen e tij, por do ishte mire që familja të vazhdojë të jetë e shëndetshme, me role të ndara ku burri bën Babanë dhe gruaja bën Nënën. Si mund të rritet një fëmijë me dy nëna? Mire kjo, por akoma më e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, që ky fëmijë të rritej me dy baballarë, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull.
Ndërkohë që në këtë vend ka rënë flama social-politike, këta gjejnë kohë dhe guxim të promovojnë anti-familjen.
Ore kam një pyetje për ju të “dashur” LGBT-ista, meqë jeni edhe shqiptarë që jetoni të përditshmen. Ç’mendoni ju për situatën e keqe ekonomike, për papunësinë, për drogën, për përgjimet, për aferat seksuale, për taksat e larta, për këndin e lojërave te parku i liqenit, për aksionin opozitar, për artin dhe teatrin, për arsimin e për shumë probleme që ka vendi juaj i mjerë, i cili po kalon ditët e tija më të vështira? Prononcohuni, ndihmoni në zgjidhjen e situatave, kontribuoni në përmirësimin e debatit publik, sepse kjo ju bën të barabartë dhe të përfshirë në jetën e përditshme. Apo, nuk ju intereson asgjë përveç kauzave tuaja të pakuptimta, të cilat ju i përdorni çdo vit për të marrë miliona lekë nga organizatat e huaja dhe vendase, duke i gënjyer ata, duke u thënë atyre se jeni të diskriminuar.
Bëhuni të dobishëm për vendin tuaj. Harxhojini energjitë për gjëra të natyrshme, sepse e panatyrshmja të lodh, të torturon dhe në fund nuk fiton asgjë.
P.s. Shpresoj, që ky status të mos bllokohet me urdhër të brendshëm”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





